Albanian | Anglisht

Hyrje

Qëllimi ynë për këtë faqe interneti është që të jetë një burim i cili inkurajon, pajis dhe mbështet Kishën Shqiptare dhe të Krishterët Shqiptarë në të gjithë botën. Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet dhe lidhjet midis drejtuesve të adhurimit, ekipeve dhe kishave në trupin e Krishtit. Ndarja e informacioneve dhe materialeve që janë tashmë në Kishën Shqiptare si dhe sjellja e burimeve të reja, do të na ndihmojë ne të bëhemi drejtues adhurimi dhe adhurues më efektivë. Lutemi që Perëndia do t’ju inkurajojë dhe nxisë secilin prej jush ndërsa drejtoni popullin e Perëndisë në prezencën e Tij!

Këtu do të gjeni materiale trajnimi dhe artikuj që lidhen me adhurimin, teologjinë, rritjen personale, dinamikat e ekipit dhe çështje teknike. Këto materiale trajnimi vijnë nga disa drejtues adhurimi, teologë dhe tenikë zëri nga më të njohurit në botë.

Gjithashtu kjo faqe do të jetë një burim informacioni për organizime të ndryshme për drejtuesit e adhurimit dhe trajnime në kishën shqiptare. Ju mund të porosisni CD-të “Tranzit” dhe “Krishtlindje në Tiranë.” Gjithashtu mund të kontaktoni me ne për tekstet dhe akordet e këngëve të këtyre CD-ve.

Landicrop