Ekipi i adhurimit
Landi Sula – Pastori Adhurimit
Landi u diplomua në muzikë në Liceun Artistik të Tiranës dhe ka udhëhequr adhurimin për 12 vjet. Landi u diplomua në 2004 nga “New Life School of Worship” në Colorado Springs, Colorado. Ai është një nga udhëheqësit e parë të Kishës “Nxënësit e Jezusit”, gjithashtu ka qënë pjesë e dy ekipeve të ndryshme Kishë Mbjelljeje, në fshatin Ibë (afër Tiranës) dhe në qytetin e Gjakovës, Kosovë.
Toni Shena – Drejtues Adhurimi
Toni ka qënë i përshirë me grupin e adhurimin për 5 vjet. Ai udhëheq me kitarë akustike dhe gjithashtu luan dhe në bateri. Toni kohës së fundit ka ndjerë thirrjen për të punuar në departamentin e adhurimit në Kishën “Nxënësit e Jezusit” me kohë të plotë. Toni gjithashtu ka kompozuar dhe regjistruar këngë adhurimi në Shqip, gjë për të cilën ne lutemi që do të jetë një bekim për Kishën. Ai është tepër original dhe i sinqertë në drejtimin e adhurimit. email: Toni@adhurimishqiptar.org
Adi Sipri – Drejtues Adhurimi
Adi ka mbaruar Akademinë e Arteve për Kitarë dhe prej shumë vitesh ka qënë drejtues adhurimi. Ai luan në kitarë klasike, akustike si dhe në kitarë bas. Ka një ekperiencë disa vjeçare, pasi ka luajtur me grupe të ndryshme muzikore, brenda dhe jashtë kishe. Ka shkruajtur shumë këngë adhurimi, disa prej te cilave janë rregjistruar në albumin “Më Merr Pranë Teje” të kishës “Rilindja”. Ai punon tek “Radio 7”, si spiker i disa emisioneve dhe producent i emisionit të mëngjesit që i kushtohet muzikës së adhurimit.
Meli Sipri
Meli vjen me një ekperiencë 12 vjeçare në fushën e adhurimit. Ajo ishte vokalistja e parë në albumin “Krishtlindje në Tiranë” dhe “Tranzit”. Meli është diplomuar për Gjuhë Letërsi dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përkthimin e këngëve dhe redaktimin e tyre.
Cindy Wright
Cindy është diplomua në Dramaturgji dhe në Arsim të Krishterë. Ajo luan në piano. Ajo ka qënë e përfshirë me grupe të ndryshme adhurimi për disa vjet. Ajo jep një kontribut të madh në fushën e finacave dhe administrimit për projektet e CD-ve të adhurimit dhe punon me liçensimin e përkthimeve në ekip.
Mondi Koçi
Mondi luan në kitarë bas dhe në kitarë akustike. Ka një eksperincë disa vjeçare në muzikë dhe ka luajtur në kitarë bas me grupe të ndryshme, me muzikantë të njohur, veçanërisht në muzikën popullore shqiptare. Mondi gjithashtu është një nga këshilltarët e Pleqësisë së kishës “Nxënësit e Jezusit” dhe me pjekurinë e tij shpirtërore, është shumë ndihmë në çështjet që kanë të bëjnë me zemrën dhe karakterin e njeriut.
Albana Jorgo
Albana ka mbaruar studimet e larta për Ekonomi. Ka shërbyer me ekipin e “Insitutit Jeta e Re” për dy vjet, në Turqi. Me një zemër të përulur për të shërbyer në cdo kohë me besnikëri, ajo është e gatshme për të mësuar dhe për tu rritur në fushën e adhurimit. Me vokalin dhe me jetën e saj, sjell një kontribut të veçantë në grupin e adhurimit dhe në adhurimin shqiptar.
Luljeta Palushi
Luljeta ka mbaruar studimet e larta për Matematikë. Gjithashtu ka mbaruar shkollën e “Përgatitjes së Dishepujve”, dhe pas shkolle shërbeu në Francë si misionare për dy vjet. Luljeta punon si administratore në kishën “Nxënësit e Jezusit”. Vjen me një përvojë disa vjeçare në fushën e adhurimit, duke sjellë një vokal melankolik, me shumë muzikalitet dhe aftësi për të kënduar në harmoni,në grupin e adhurimit.
David Stanley
Davidi ishte inxhinieri në regjistrimet, dhe një nga vokalistët kryesorë në të dyja CD-të tona “Tranzit” dhe “Krishtlindje në Tiranë”. Davidi ka një eksperiencë prej më shumë se 17 vjetësh si pastor adhurimi. Ai luan një rol kyç në marrjen e lejeve dhe liçensave për këngët e përkthyera dhe gjithashtu në proçesin e rregjistrimin nga ana ligjore të adhurimit shqiptar, në instancat ndërkombëtare, liçensë e cila do të mund të përdorej nga çdo kishë në Shqipëri dhe Kosovë. Davidi gjithashtu kujdeset në mirëmbajten e www.adhurimishqiptar.org.
Sheri Stanley
Sheri luan në piano dhe ka qënë e përfshirë në grupe adhurimi me burrin e saj, Davidin, për më shumë se 17 vjet. Ajo ishte producente dhe luajti në organo, piano, dhe këndoji harmoni tek “Tranzit” dhe “Krishtlindje në Tiranë”. Ajo sjell një kontribut shumë të madh në anën e administrimit të projekteve dhe dizenjimit të tyre. Sheri është një person kyç në grupin tonë pasi me dhuntinë e saj në administrim, ajo bën që të arrijmë qëllimet dhe synimet tona në mënyrë praktike.
Seth Stanley
Seth ka adhuruar me perkusion për 14 vjet, që kur ishte në moshën dy vjeç. Ai ka luajtur në perkusion dhe në bateri në të dyja CD-të, “Tranzit” dhe “Krishtlindje në Tiranë”. Ai ka qënë gjithashtu, orkestruesi i të gjitha programeve digjitale në të dyja projektet e CD-ve. Me aftësitë dhe dhuntitë e tij në perkusion dhe miksimin digjital, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, në të dyja projektet tona.








