Rreth nesh
Histori
Historia e Kishës “Nxënësit e Jezusit”
Regjimi komunist në Shqipëri deklaroi me anë të kushtetutës në vitin 1968 se nuk ka Perëndi, duke u bërë kështu vendin e parë dhe të vetëm ateist në botë. Besimi i’u mohua plotësisht brezave në vazhdim. Në vitin 1991 Perëndia rihapi dyert e vendit tonë për predikimin e ungjillit. Në Korrik të atij viti me hirin e Tij u predikua ungjilli nga një grup i madh misionarësh. Shumë njerëz të etur për të dëgjuar fjalën e Perëndisë u afruan dhe mbi 60 vetë pranuan Krishtin dhe u pagëzuan. Kisha Nxënësit e Jezusit u themelua në përfundim të kësaj fushate dhe pati një rritje të shpejtë. Brenda dekadës së parë, u ngritën udhëheqës lokalë shqiptarë që drejtojnë kishën, si dhe u mbollën kisha në Shkodër, Ibë, Gjakovë dhe është ndihmuar në mbjelljen e kishës së Tepelenës dhe disa kishave të tjera. Sot kisha ka rreth 250 besimtarë. Thirrja jonë është të jemi dishepuj të bindur të Krishtit, ta adhurojmë atë dhe ta bëjmë të njohur në këtë brez edhe në vende të tjera të Ballkanit. Ne frymëzohemi dhe udhëhiqemi nga vizioni dhe besimi që Perëndia do ta përdorë kishën e Tij për transformimin e shoqërisë sonë dhe predikimin e ungjillit ndër kombe.
Historia e Adhurimit Biblik
Adhurimi luajti një rol të rëndësishëm në jetën e Izraelit. Në Dhjatën e Vjetër shikojmë që adhurimi ishte pjesë përbërese e popullit të Perëndisë. Adhurimi i Izraelit kishte në qendër Perëndinë e besëlidhjes. Perëndia i cili bëri besëlidhje me Abrahamin bëri besëlidhje me gjithë popullin e Izraelit. Për këtë arsye adhurimi biblik quhet adhurim në bashkësi.
(i Përbashkët, Kolektiv). Pra, Adhurimi është shprehja e besnikërisë së Perëndisë së Besëlidhjes, apo e thënë ndryshe “Adhurimi është përgjigjja jonë ndaj zbulesës që kemi për Perëndinë”.
Për këtë arsye shikojmë të njëjtën mënyrë adhurimi në Dhjatën e Re, një adhurim në bashkësi. Na thuhet që ata mblidheshin së bashku në shtëpitë e tyre dhe në Tempull duke u lutur dhe adhuruar.
Veprat e Apostujve 2:42. Ja pse ne vazhdojmë sot e kësaj dite duke u mbledhur dhe duke ardhur së bashku për të adhuruar apo për t’ju drejtuar Atij si një grup apo si populli i Tij.
Elementet e adhurimit në Dhjatën e Re ishin:
Lutja
Lavdërim
Rrëfimi i Mëkateve
Rrëfimi i Besimit
Leximin e Shkrimit dhe Predikimin
Darka e Zotit
Mbledhja e Ndihmave
Përsa i përket adhurimit me instrumenta apo vokal
-Muzika, qoftë kjo vokale apo instrumentale luajti një rol kryesor në adhurimin e Izraelit. Shumë fjalë hebraisht i referohen të luajturit të instrumentave si lavdërim për Zotin.
-Davidi themeloi disa ndryshime në adhurimin e Izraelit por në mënyrë të veçantë ai solli përdorimin e instrumentave muzikorë në adhurim. 1 Kronikasve, kapitujt 23-27.
-Të njohurit dhe të kuptuarit e historisë mund të na ndihmojë në atë se si duhet të ecim në të ardhmen.
(Marrë nga: The Biblical Fondations of Christian Worship, redaktor Robert E. Webber
- Vizioni
“Duke dashur Perëndinë dhe duke kultivuar një stil jetese në adhurim, nën autoritetin e Kishës lokale dhe përmes saj dëshirojmë të fuqizojmë, inkurajojmë dhe motivojmë Kishën Shqiptare në adhurim drejt Perëndisë, në mënyrë që njerëzit të përjetojnë dhe manifestojnë prezencën e Perëndisë në jetët e tyre.”Duam që të shohim udhëheqës adhurimi që janë të Perëndishëm dhe muzikantë të talentuar të përgatitur dhe të stërvitur për të drejtuar Kishën e Perëndisë në adhurim.
Gjithashtu, duam që të shohim një revolucion drejt krijimtarisë vëndase e cila do të shpreh zemrën shqiptare në adhurim.
Ne duam të shikojmë krijimin e një rrjeti bashkëpunimi për adhurimin ku pastorët dhe udhëheqësit nga Kishat lokale do të vijnë dhe do të ndajnë informacione dhe burime të ndryshme mbi adhurimin.
